Si nisi lufta civile në Siri mes qeverisë dhe opozitës? (VIDEO)

Lufta sirianë është një rrëmujë totale. Pas 4 vitesh luftë, konflikti zhvillohet në 4 fronte.

Çdo palë, ka mbështetës të ndryshëm ndërkombëtarë, dhe mbështetësit nuk bien dakord me njëri-tjetrin se për kë po luftojnë apo kundër kujt po luftohet.

Për të kuptuar këtë, duhet të shkohet në fillim të luftës për të kuptuar se si ajo nisi. Të shtënat e para në Siri u dëgjuan gjatë protestës paqësore në mars të vitit 2011kundër diktatorit Bashar Al Asad, në sajë të të ashtëquajturës “Pranvera Arabe”.

Në korrik protestuesit filluan t’i kundërpërgjigjeshin frocave qeveritare po me të shtëna. Më pas disa pjesëtar të ushtrisë së Asad iu bashkuan protestuesve dhe formuan ushtrinë e lirë Siriane,. Pas kësaj kryengritja kaloi në luftë civile.

Në vitin 2012 shumë ekstremistë nga Siria dhe e gjithë bota filluan që tiu bashkoheshin frocave kundërshtuese të qeverisë. Asad liroi ekstremistët që ndodheshin në burg për t’ua bërë më të vështirë luftën ushtrisë së lirë Siriane.

Në janar të 2012, në Siri u krijua Jabat Al Nusra, një model i ri i Al Kaedës. Ndërsa në veri të vendit forcat kurde morën armët dhe dolën kundër rregullave të Asadit.

Më pas Siria u bë një fushëbetejë, ku dhe fuqitë rajonale ndërhynë. Irani që është dhe aleati më i rëndësishëm i Asadit, ndërhyri duke ndihmuar ushtrinë qeveritare me dërgimin e shumë ndihmave dhe ushtarëve në fushëbetejë. Në të njëjtën kohë Gjiri arab furnizonte ushtrinë opozitare me para dhe armë, nëpërmjet turqisë.

Irani e fuqizoi influencën në Siri me dërgimin e guripimit luftues Hezbollah, që është krijuar në Libi dhe mbështetet nga qeveria iraniane. Hezbollahu luftoi përkrah forcave të Asad. Gjiri arab iu kundërpërgjigj duke i dërguar më shumë armë dhe para forcave opozitare siriane, që këtë herë kaluan nëpërmjet Jordanisë.

Në vitin 2013, lindja e mesme është e ndarë në forcat sunite që mbështesin rebelët dhe në shiitët që janë përkrah Asadit.

Në prill të 2013, qeveria amerikane me urdhër të presidentit Barak Obama dërgoi në siri në mënyrë secrete nga CIA një grup ushtarak për të trajnuar rebelët. Në të njëjtën kohë SHBA i kërkoi Gjirit Arab që të ndalojnë në financimin e ekstremistëve, por ishte një kërkesë që u refuzua.

Në gusht, Asadi përdori armë kimike kundër civilëve, ku shumë burra, gra dhë fëmijë vdiqën. Në atë kohë, ndodhi edhe një reagim i ashpër i Obamës, i cili ishte i gatshëm që të bombardonte sirinë. Por që u ndalua nga një marrëveshje mes SHBA dhe Rusisë, ku Asad duhej të dorëzonte të gjithë arsenalin e armëve kimike ndaj inspektorëve ndërkombëtarë.
Vetëm një javë pas kësaj, ekuipazhi i CIA mbërriti në Siri për të trajnuar rebelët., dhe zyrtarisht SHBA merr pjesë në luftën civile Siriane.

Në shkurt të 2014 diçka ndodhi dhe transformoi luftën. Disa pjesëtar të Al Kaedës u shkëputën dhe formuan të ashtëquajturin Shtetin ISlamik të Sirisë dhe Irakut, të njohur is ISIS.

ISIS nuk e lufton Asadin, por rebelët dhe kurdët. Ata pretendojnë se kanë formuar një shtet të ri të quajtur Kalifati. ISIS fillon që të pushtojë zonat përreth dhe të bëhet më i fuqishëm.

Në shtator të 2014, Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillojnë një fushatë kundër ISIS. Kjo fushatë konsistoi në trajnimin e rebelëve për të luftuar ISIS e jo më Asadin.

Në vitin 2015, turqia fillon që të bombardojë kurdët në Irak, të cilët edhe ata po luftonin kundër ISIS në Siri. Turqia gjithashtu nuk bombardon ISIS në Siri.

Gjithë kjo pasiguri e SHBA në pikëpyetjet se kush duhet të goditet ISIS apo Asad, krijon shumë konfuzion tek frocat kurde se në cilën anë qëndron Amerika.

Asadi ka humbur terren gjatë gjithë kësaj kohë, ndaj ISIS dhe rebelëve.

Në shtator të 2015, Rusia ndërhyn duke thënë se do të bombardojë ISIS. Por në fakt avionët rusë kanë goditur vetëm forcat rebele anti-Asad, pavarësisht se këto të fundit mbështeten nga SHBA.

Në këtë pikë janë shumë grupe jashtë vendit të përfshira në luftën e Sirisë, saqë edhe aleatët më të mëdhenj nuk bien dakord se me kë janë armiq, kë mbështesin, dhe sit a bëjnë atë.

Këto kontradita janë një përgjigje se pse kjo luftë nuk ka përfunduar ende.

 

Syria’s war: A 5-minute historyTo understand the bloody, convoluted war happening inside and outside of Syria’s borders, you need to watch this:

Posted by Ezra Klein on 2015-10-14

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button