Çfarë duhet të dini për konsumimin e pemëve

Pemët janë burim natyror i materieve ushqyese dhe duhet të jenë pjesë e dietës së përditshme. Megjithatë, sasia e tepërt e pemëve mund të jetë e dëmshme.

Ne ju sjellim udhëzimet bazë në të cilat duhet të bazoheni kur bëhet fjalë për konsumimin e pemëve.
Kushtoni vëmendje origjinës së pemëve
Nëse hani pemë që nuk janë kultivuar në kohën e duhur, atëherë do të ishte më së miri të mos i hani fare ato. Pemët e tilla përmbajnë nivele të larta të pesticideve, që është arsyeja definitive që ta kufizoni konsumimin e tyre.

Më mirë konsumoni pemë të ngrira për shkak se ato janë më të shëndetshme se frutat e freskëta, të cilat nuk janë kultivuar në sezonin e tyre.

Lëngjet e pemëve nuk llogariten si pemë
Lëngjet e pemëve më shumë i afrohen pirjes së vetë sheqerit nga pemët se ngrënies së një peme të vërtetë dhe të tërë.

Një porcion është 250 ml. Pirja e lëngut të pemëve shumë lehtë mund të shkaktojë ndryshime të papritura në nivelin e sheqerit në gjak.

Nëse tashmë pini lëng të pemëve, përzieni atë me ujë ose lëng të perimeve që nuk përmban sheqer.
Kujdes me karbohidratet

Pemët janë një burim i shkëlqyer i karbohidrateve, të cilat e rrisin shpejt nivelin e energjisë. Konsumimi i tepruar i karbohidrateve mund ta stimulojë prodhimin e indeve dhjamore. Pemët llogariten si një burim i karbohidrateve, prandaj mos konsumoni burime të tjera, si orizi ose buka.

Një porcion i pemëve ka përafërsisht madhësinë e një grushti, ndërsa në ditë mund t’i hani tri porcione, por me një pauzë prej të paktën 3 orëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button