70 refugjatë gjatë 24 orëve të fundit kanë kërkuar azil në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë gjithsej 2.217 vërtetime për refugjatët për kërkesat e parashtruara për njohjen e të drejtës së azilit.

Prej tyre 1.174 janë të gjinisë mashkullore, 406 femra, 534 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe 103 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.

Siç kumton MPB, sipas shtetësisë së personave të cilët u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetas të Sirisë – 853, Afganistani – 624, Iraku – 323, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Në periudhën prej 19 qershorit deri më sot, janë dhënë gjithsej 253.369 vërtetime për shtetas të huaj, nga të cilët, 149.859 janë nga gjinia mashkullore, 38.340 femra, 51.994 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe 13.175 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetas të Sirisë – 156.530, pastaj të Afganistanit – 55.585, Iraku – 20.564, Irani – 5.894, Pakistani – 5.303, Palestina – 2.122, Somalia – 1.270, Bangladeshi – 1.205, Maroku – 1.162, Kongo – 514, Libani – 428, Algjeria – 430, Nigeria – 275, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Gjatë 24 orëve të fundit në Departamentin për azil nuk është parashtruar asnjë kërkesë për njohje të azilit në bazë të vërtetimit paraprakisht të dhënë për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button