Përdorimi i gjuhëve zyrtare në Maqedoni në krahasim me shtetet tjera

Korrelacionet politike ndërmjet sistemeve politike shtetërore dhe statusit zyrtar te gjuhëve nacionale

Një qasje shkencore nëpërmjet analizës komparative të shteteve me përbërje multinacionale, domosdoshmërisht na shpie ne përfundimin e gjetjes se korrelacioneve ndërmjet statusit zyrtar të gjuhëve nacionale dhe rregullimit juridiko-kushtetues federal të shteteve shume kombëshe.

  1. Në shtetet me rregullim kushtetues shtetëror unitar, gjuhë zyrtare është vetëm gjuha nacionale e kombit bartës te sovranitetit pra kombit shtetformues, ndërsa popullatat e përkatësive tjera nacionale kanë statusin e minoriteteve gjegjësisht pakicave kombëtare, dhe kanë të drejtë te përdorimit zyrtar të gjuhës së tyre amtare vetëm në nivelin lokal, për komunikim me administratën vendore apo komunale.
  2. Në shtetet me rregullim federal dhe konfederal, statusi juridiko-kushtetues kushtëzon edhe statusin dhe thellësinë e përdorimit zyrtar të gjuhëve të shteteve shumëkombëshe si në nivelin lokal, ashtu edhe rajonal dhe qendror.

Konkretisht në Belgjikë, çdo komunitet (francez dhe flamand) e ka parlamentin dhe qeverinë e vet rajonale dhe kjo çështje është e rregulluar me kushtetutë. Edhe në Zvicër, kjo çështje është e rregulluar me kushtetutë. Zvicra është sot një shtet i përbashkët i gjermanëve, francezëve dhe italianëve, të cilët (njësoj si ne shqiptarët), janë të kufizuar me shtetet e tyre amë, dhe normalisht që historikisht nuk kanë munguar tendencat për bashkim territorial të pjesëtarëve të këtyre popujve me shtetet kufitare. Megjithatë, vetëm evitimi i përshkallëzimit të një konflikti ushtarak me pasoja të paparashikueshme njerëzore dhe materiale, i ka ‘bindur’ ata të krijojnë shtetin e tyre politik të përbashkët.

Nga ana tjetër, çështja e përdorimit zyrtar të gjuhëve nacionale, edhe pse është e rregulluar me kushtetutë, është kryesisht në kompetencë të parlamenteve regjionale belge apo kantoneve apo republikave te konfederatës zvicerane. Në Belgjike, sipas nenit 129, Parlamentet e Komuniteteve flamande dhe frënge, me përjashtimin e legjislatorit federal, të rregulluar me ligj federate, e rregullojnë përdorimin e gjuhëve. secili aq sa është i interesuar, edhe atë për  çështjet administrative, arsimin në qendrat e krijuara, të subvencionuara ose të njohura nga autoritetet publike, marrëdhëniet shoqërore në mes të punëdhënësit dhe personelit të tyre, si dhe aktet e kompanisë dhe dokumentet e kërkuara me ligj dhe sipas rregulloreve. Edhe në Zvicër, statusi i gjuhës zyrtare është i rregulluar me kushtetute, ku sipas nenit 70, Gjuhët zyrtare të Federatës janë gjermanishtja, frëngjishtja, dhe italishtja. Në komunikim me personat e gjuhës romishte, romishtja është gjithashtu gjuhë zyrtare. Kantonet caktojnë gjuhët e tyre zyrtare. Në mënyrë që të ruajnë harmoninë mes komuniteteve gjuhësore, ata e respektojnë shpërndarjen tradicionale territoriale të gjuhëve, dhe i marrin parasysh pakicat gjuhësore indigjene apo vendase. Në parim, të gjithë katër gjuhët kanë të drejta të barabarta. Në praktikë, megjithatë, gjërat ndonjëherë janë të ndryshme pasi që grupet më të vogla, edhe pse gjeografikisht mjaft homogjene, shpesh duhet të afirmojnë ndikimin e tyre politik dhe ekonomik ë (=ngjashëm me mungesën e imponimit te vullnetit politik te faktorit politik shqiptar ne qeverisjen e vendit).

Kushtetuta federale përcakton se gjermanishtja, frëngjishtja, italishtja  janë gjuhë zyrtare te Zvicrës, ndërsa romishtja (apo retoromanishtja) është gjuhë zyrtare që shërben për të komunikuar me personat romisht-folës. Gjermanishtja, frëngjishtja dhe italishtja gëzojnë status të barabartë në parlament, administratën federale dhe ushtri. Nëse e analizojmë shpërndarjen proporcionale të popullatës zvicerane, do të shohim se sot, gjuhët e tyre janë të shpërndara si vijon: gjermanishtja 63.9%, është Frëngjishtja 19.5% (një përqindje shumë e afërt me përqindjen e parashikuar me Marrëveshjen e Ohër, të gjuhës se ‘estakfurullah mos t’ia zëmë emrin’) italishtja 6.6%, rumanishtja 0.5%, të tjerët 9.5%.

Për qëllim të shmangies së mosmarrëveshjeve ndërnacionale sa i përket thellësisë së përdorimit zyrtar të gjuhëve, në sistemet me rregullim federativ dhe konferderativ është gjetur zgjidhja e rregullimit të kësaj çështje në nivele rajonale apo të kantoneve, si aty ku edhe është e koncentruar popullata e një përkatësie nacionale, kryesisht me shumicë, ashtu edhe ku popullata është e përzier kryesisht dy nacionale (ngjashëm me qytetet e Maqedonisë me popullsi të përzier etnike: Kërçovë, Strugë, Kumanovë, etj.), ku kjo çështje është e rregulluar me konceptin e statusit të barazisë binacionale të gjuhëve të kombeve që e përbejnë shumicën në atë parlament rajonal apo kantonin përkatës (Bernës, Fribourg dhe Valais).

Kësisoj, edhe arsyetimet politike për harxhime të shtuara financiare,  do të bëheshin të pabazuara edhe këtu ne Maqedoni, vetëm nëse përdorimi i gjuhës zbritet në rrafshin e vetëqeverisjes rajonale apo te shkallëzimit te qeverisjes ne nivele te rajoneve ngjashëm me atë të rretheve apo qarqeve te dikurshme, ku qytetet e mëdha me rrethinën do të kishin parlamentet e tyre rajonale, ku dhe përdorimi zyrtar i gjuhëve nacionale do të rregullohej në bazë të përqindjes së popullsisë së atij rrethi. Në këtë drejtim, do te imponohej edhe nevoja e mësimit të gjuhëve të dy popullsive banuese në të, që nga shkollimi fillor, dhe dalëngadalë do te zhdukej nevoja dhe arsyetimi tinëzar për harxhimet gjoja të tepërta financiare, pasi që ne nivelin qendror secili do të fliste dhe shkruante në gjuhen e vet amtare, por do te komunikonte me tjetrin ne gjuhën e dyte jo-amtare, ngjashëm me rregullat kantonale te shkollës në Zvicër, qe kërkojnë që çdo fëmijë të mësojë një gjuhë të dytë kombëtare, duke filluar që në shkollën fillore. Pra, ne Zvicër, varësisht ku ju shkoni, ju mund të kenë nevojë për të mësuar një ose më shumë gjuhë lokale.

Edhe në Maqedoni, në qytetet e mëdha me popullatë te përzier, por me kompetenca vërtet të decentralizuara politike dhe ekonomike, si në shtetet e lartpërmendura, qytetarët do të kenë nevojë për të mësuar një ose më shumë gjuhë lokale, ndërsa në organet qendrore, por jo me kompetenca të centralizuara, maqedonishtja dhe shqipja do të gëzonin status të barabartë në parlament, administratën federale dhe ushtri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button