Kthimi i shqiptarëve në veri, “proces i pamundur”

Për shqiptarët, Veriu i Kosovës është i ndaluar. Procesi i ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve në lagjet veriore të Mitrovicës, të djegura dhe të rrënuara gjatë luftës, por edhe pas lufte, nuk do të vazhdojë në këtë vit pasi që as niveli lokal e as ai qendror nuk merret me këtë problematikë. Çështja ka mbetur te Komisioni Ndërministror i formuar nga Qeveria e Kosovës, në të cilin do të bëjnë pjesë përfaqësues të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe kryetarët e dy komunave të Mitrovicës, Agim Bahtiri (Jug) e Goran Rakiq (Veri), si dhe përfaqësues shqiptarë dhe serbë të lagjes “Kroi i Vitakut”.

Çështja e kthimit në pjesën veriore të Mitrovicës është diskutuar edhe në Bruksel, në kuadër të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit, por në terren nuk është bërë asgjë që Marrëveshja për kthimin e të zhvendosurve në pronat e tyre të zbatohet. Adriana Hoxhiq, shefe e Zyrës Administrative të Kosovës në veri, ka deklaruar se nuk ka asnjë përparim në këtë drejtim. Sipas saj, deri në pranverë nuk do të vazhdojë procesi i rindërtimit të shtëpive të shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button