Rrjetet sociale s’mund të jenë gjykatë

[Recension: Polici shqiptar u vra në Kumanovë, sepse nuk arrestoi Komandant Sokolin?]

Rrjetet sociale shpeshherë janë të keqpërdorura dhe kjo është një arsye shtesë që gazetarët nuk duhet t’i besojnë asaj që thuhet aty. Në rastin konkret, në tekstin që po recensojmë ka akuza të palogjikshme dhe të njëjtat as nuk janë konfirmuar dhe as nuk është kërkuar demant i tyre. Gazetari profesionist nuk mund dhe nuk guxon t’i besojë vetëm njërës palë si dhe detyra e tij të përfundoi me një deklaratë e papërmbajtur në fakte dhe dëshmi. Profesionalizmi shkon përtej asaj që thuhet nga njëra palë.

Polici shqiptar u vra në Kumanovë sepse nuk arretsoi Komandant Sokolin screenshotLinku deri te artikulli origjinal: ” Polici shqiptar u vra në Kumanovë, sepse nuk arretsoi Komandant Sokolin?”

Data dhe koha e publikimit: 03.11.2015

Data e recensionit: 15.11.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Është e papranueshme që rrjetet sociale që trajtohen si gjykatë, në kuptimin që gjithçka që flitet aty, qëndron dhe meriton të shpërndahet në opinion.

Polici shqiptar Isamedin Osmani është vrarë në konfliktin e Kumanovës për shkak se ka refuzuar të arrestojë komandant Sokolin dhe pjesëtarët tjerë të grupit të Kumanovës. Me këtë pohim është paraqitur në facebok Zhuj Hamzaj, i njohur si komandant Zhuja, përndryshe bashkëluftëtarë i afërt ën vitin 2001 i Sokolit, Mirsadit, Begut, Xhaferit, e kështu me radhë.

Për familjarët e atyre, emrat e të cilëve përmenden në tekst, ky artikull mund të jetë goditje në plagë. Për këtë gazetari duhet pasur kujdes, pasi edhe pika 7 e kodit etik të gazetarëve thotë: Gazetari nuk guxon që për shkak të atraksionit të tekstit/kontributit të nxisë shqetësime të pabazuara ose shpresa te bashkëbiseduesit, ose të manipulojë me ndjenjat e tyre. Kur raportojnë për ngjarje që kanë shkaktuar tragjedi personale, dhimbje dhe shok – gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët duhet të tregojnë dhembshuri, diskrecion dhe maturi”.

 “Ky në mes osht polici cili u vra në Kumanovë. Pse Ali Ahmeti nuk e vizitoi familjen e truprojes së tij, të cilin gjatë gjithë zgjedhjeve e kishte pas veti. Ai u vra në Kumanovë në momentin që e kuptoi kurthën e shtetit dhe të BDI-së. Në atë moment ai deshti të tërhiqet dhe nuk ka dashur të respektojë urdhërat e eprorëve të tij, dhe në atë moment është vra. Isamedini dhe të tjerët nuk deshën ti burgosin djemtë që Ali Ahmeti ju premtoj se nëse dorëzohen do të pranohen nga OSBE-ja, si Sokoli, Malisheva, e të tjerë. Ky polic e dinte kurthën që është përgatitur dhe për atë shkak është vrarë”, shkruan Zhuj Hamzaj-Komandant Zhuja, duke komentuar një ftografi të postuar të policit të ndjerë, Isamedin Osmani.

Nga ana tjetër, njëanshmëria e theksuar në këtë tekst dhe qasja tendencioze e gazetarit, mes rreshtave, bëjnë që ky artikull mos të plotësojë asnjë nga kriteret e lajmit. Mungesa e burimeve për të hulumtuar më mirë ngjarjen vërehet shumë sepse bëhet fjalë për akuza të rënda që duhet të ishin mbuluar nga të gjitha pikëpamjet. Formimi i titullit në formë pyetëse dhe vendosja e “?” në fund të tij, nuk i arsyetojnë mangësitë që sapo theksuam të këtij “lajmi”.

Para çdo artikulli gazetari duhet t’i bëjë pyetje vetes, pse duhet opinioni të lexoj një tekst të tillë? Në këtë rast neve na mbetet të pyesim autorin e tekstit. Cili është qëllimi i këtij teksti?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button