Gazetari gjerman: “Edhe unë do të braktisja Kosovën po të jetoja në këto kushte”

Gazetari gjerman i televizionit gjerman WDR, Jens Eberl ka bërë një eksperiment: ai është vënë në vendin e atyre që vijnë nga Ballkani për të kërkuar azil në Gjermani.

Në fakt Eberl ka zgjedhur si vend qëndrimi të tij familjen kosovare të Ibrahim Lokut, djalit 20 vjeçar nga Kaçaniku, i cili kishte provuar të shkonte në Gjermani për të kërkuar një jetë më të mirë por e kishin dëbuar.

Gazetari ka jetuar një javë të plotë në familjen e Ibrahimit me ç`rast ka krijuar një pasqyrë reale për atë çfarë i shtyn kosovarët për të braktisur vendin e tyre.

Familja prej gjashtë anëtarëshe jeton me 80 euro në muaj dhe me pamundësi për të gjetur çfarëdo pune.

Një sfond i varfërisë dhe papunësisë, të shkaktuara nga korrupsioni dhe paaftësia e klasës politike të atjeshme pasqyrohet në reportazhin e gjerë të televizionit gjerman.

Ideja që i krijohet gazetarit gjerman në fund të kësaj vizite të pazakonshme është: edhe unë do të ikja po të isha i detyruar të jetoja në këto kushte.

Ndërsa Ibrahimi, i pyetur nëse do të provonte sërish të ikte në Gjermani, përgjigjet: “Edhe njëqind herë do të provoj, nëse duhet”.

Për më gjerësisht mund të shikoni videon në linkun KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button