Vazhdon debati kuvendor rreth Buxhetit për vitin 2016

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet të vazhdojë debati rreth Propozim buxhetit shtesë për vitin 2016 e RM-­së, e cila filloi dje.

Sipas propozimit, shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në 195.788 milionë denarë, të cilat janë për 4,7 për qind më të larta në krahasim me ato në vitin 2015, ndërsa të ardhurat e përgjithshme janë projektuar në 176.804 milionë denarë, ku ka rritje për gjashtë për qind në krahasim me vitin 2015. Karakteristikat themelore të buxhetit për vitin 2016 sipas propozuesit janë zvogëlimi i deficitit buxhetor për 3,6 për qind këtë vit në 3,2 për qind vitin e ardhshëm dhe rritja e mjeteve për pension, ndihmë sociale dhe investime kapitale, me qëllim që të nxitet komponenta zhvillimore e buxhetit.

Në anën e të ardhurave pritet që të ardhurat tatimore të kenë rritje prej 6,5 për qind dhe të arrijnë 101.531 milionë denarë, të ardhurat jo tatimore janë planifikuar në 9.633 milionë denarë dhe gjithçka për 519 milionë denarë, ndërsa kontributet të kenë rritje prej 4,2 për qind dhe të arrijnë në 49.187 milionë denarë. Në anën e shpenzimeve, krahas mjeteve të parapara për pensione më të larta dhe ndihma shtesë sociale, janë paraparë mjete më të larta për 3,3 për qind për rrogat ose 25.906 milionë denarë, për mallra dhe shërbime janë projektuar 19.618 milionë denarë ose 3,5 për qind më shumë se vitin 2015, janë siguruar mjete për zgjedhjet në muajin prill 2016, si dhe për transfere. Për mbrojtjen shëndetësore janë paraparë 1.334 milionë denarë, janë paraparë transfere të shtuara për njësitet e vetëqeverisjes lokale për sigurimin e zhvillimit të barabartë rajonal, si dhe 141 milionë euro për subvencione për bujqit. Shpenzimet kapitale janë projektuar në 25.092 milionë denarë dhe për 12,9 për qind më shumë se ato në vitin 2015. Rritja e ekonomisë pritet të jetë katër për qind nga BPV, ndërsa inflacioni dy për qind.

Debati rreth buxhetit, në pajtim me rregulloren e Kuvendit zgjat pesë ditë, njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button