Merkel falënderon Turqinë për organizimin e mirë të Samitit G20

Kancelarja gjermane Angela Merkel falënderoi Turqinë për organizimin e suksesshëm të Samitit të liderëve G20, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel në deklaratën e saj në kuadër të Samitit të liderëve G20, duke kujtuar se mbledhja e radhës së G20 do të mbahet në qytetin Hangzou të Kinës, njoftoi se sot do të merret vendimi për angazhimin e Gjermanisë për presidencën e G20 në vitin 2017.

Merkel theksoi se më vonë do të vendoset se në cilin qytet të Gjermanisë dhe në cilën datë do të organizohet mbledhja. Ajo tha se për përgatitjet do të punojnë me Turqinë dhe Kinën.

Kancelarja gjermane shtoi se Samiti i liderëve G20 ka kaluar shumë mirë në organizimin në Antalia. “Falënderoj Turqinë e cila ishte nikoqire, dhe organizoi gjithçka në mënyrë shumë të mirë”, u shpreh Merkel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button