Obama: Kriza e refugjatëve të mos barazohet me terror

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se Shtetet e Bashkuara duhet t’i intensifikojnë përpjekjet për t’i ndihmuar personat e zhvendosur nga dhuna në Siri, duke thënë se kriza e refugjatëve nuk duhet të barazohet me terrorizëm dhe se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të bëjnë dallime ndërmjet refugjatëve myslimanë dhe të krishterë.

“Njerëzit që po largohen nga Siria janë më të goditurit nga terrorizmi”, tha Obama, dhe është shprehur se ata janë më së shumti të dëmtuar “nga pasojat e luftës civile dhe konfliktit”.

Disa kandidatë presidencialë republikanë kanë kërkuar që të pranohen vetëm refugjatët e krishterë ose të kufizohet imigrimi, pas sulmeve të koordinuara në Paris, për të cilat përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, raporton agjencia Reuters nga Uashingtoni.

Obama u ka bërë thirrje anëtarëve të Partisë Republikane, që ta njekin shembullin e ish-presidentit, George W. Bush, i cili luftën kundër terrorit nuk e ka trajtuar si luftë kundër myslimanëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button