Xavi: ‘Filozofia e Barcës është e paprekshme’
![Xavi Hernandez](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/5440C1294EADCE9A946277E7073D9428.jpg?fit=620%2C430&ssl=1)
Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka sqaruar se filozofia e klubit është e ‘paprekshme’, përkundër pohimeve në kohët e fundit se Tata Martino ka ndryshuar stilin e tyre të lojës.
“Filozofia e ekipit është e paprekshme dhe e panegociueshme. Ky ishte mesazhi i Martinos te ne në ditën e parë të tij”, deklaroi mesfushori 33-vjeçar për reporterët të Premten.
“Nuk ka nevojë për krijimin e debateve të brendshme. E dimë si jemi duke luajtur dhe idetë janë dhënë. Kemi një filozofi të qartë: të luajmë futbollin atraktiv, në sulm dhe të arrijmë qëllimet tona. Kurrë nuk kemi menduar në ndërrimin e stilit tonë”.