Rritet siguria në objektin e Qeverisë së Kosovës (Foto)

Është rritur gjendja e sigurisë së Ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, e cila tashmë është pajisur me mbështjellësin e dritareve, rrethojat e përforcuara , alarme dhe video-kamera, si dhe plani i evakuimit në rast zjarri dhe fatëkeqësie natyrore.

Ky investim është bërë me qëllim të përmirësimit të sigurisë së objekteve shtetërore, në rast të kërcënimeve të ndryshme të cilat mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm si fatëkeqësitë natyrore, sulme nga faktori njeri e të tjera.

Kështu ka treguar për Indeksonline, këshilltari i kryeministrit për çeshtjet e sigurisë, Edon Myftari.

Ai ka treguar se ky investim në ndërtesen e qeverisë së Kosovës, ka për qëllim ngritjen e nivellit të përgjithshëm të sigurisë në objektet shtetërore dhe punonjësve, i cili është implementuar sipas rekomandimeve të Policisë së Kosovës, përkatësisht me Njesinë e Specializuar për Veprim të Rrezikut.

“Në kuadër te Policisë se Kosovës vepron Njësia e Specializuar per Vlerësimin e Rrezikut e cila ne baza te rregullta bën vlerësimin e objekteve senzitive shtetërore dhe jep rekomandime per përmirësimin e gjendjes se sigurisë per objektet dhe punonjësit e tyre (pa paragjykuar kërcënimin i cili mund te jete nga faktori njeri, fatkeqësi natyrore etj…por vetëm masa per ngritjen e nivelit te përgjithshëm te sigurisë)”, ka thënë Myftari për Indeksonline.

“Ne këtë rast, si ZKM kemi pranuar një vlerësim me rreth 12 rekomandime pjese e te cilave është edhe mbështjellësi i dritareve, rrethojat e përforcuara, alarme dhe video-kamerat, plani i evakuimit ne rast zjarri dhe fatkeqësie natyrore etj”, ka thënë në fund Myftari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button