Ministri Ademi shprehet i mahnitur nga shkolla e mesme në Saraj

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi  me një delegacion vizituan objektin e Shkollës së mesme në Komunën e Sarajit, ku nga afër panë objektin, i cili tanimë ka përfunduar.

“Jam i mahnitur me pamjen e këtij objekti, i cili është ndër më të mirët në Maqedoni. Kjo shkollë do të fillojë të funksionojë në vitin shkollor 2016 / 2017, deri kur edhe do të kryhen edhe të gjitha procedurat për themelimin, regjistrimin e subjektit juridik dhe hapjen e konkursit për regjistrim”, tha ministri Ademi.

Kjo shkollë do të ketë nga pesë paralele për çdo vit shkollor të drejtimeve gjimnaz dhe drejtimi profesional. Gjithashtu do të ketë edhe kabinete dhe hapësira tjera për nevojat e shkollës.

Investimi i deritanishëm është mbi 50 milionë denarë  kurse MASH do të sigurojë edhe komplet inventarin e nevojshëm për këtë shkollë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button