Nuk ndryshon Evropiani, do luhet në Francë

Pas sulmeve terroriste të cilat goditën kryeqytetin francez, Parisin, ku si pasojë ka pasur qindra viktima, zhvillimi i Kampionatit Evropian të vitit 2016, në këtë vend, është parë me frikë nga shumica e shteteve pjesëmarrëse të cilët kërkojnë më shumë siguri nga organizatorët.

Rreth kësaj çështjeje ka folur, sekretari i UEFA-s, njëherësh kandidati i mundshëm për presidencën e FIFA-s, Gianni Infantino, duke shtuar se ‘Euro 2016’ nuk është në rrezik, transmeton KosovaPress.

“‘Euro 2016’ do të zhvillohet në Francë, pasi nuk ka asnjë problem për sa i përket sigurisë në stadiume. Policia franceze ka bërë trajnime të vazhdueshme për sulmet e mundshme dhe në të gjitha rastet ka rezultuar me sukses, ndaj dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim programi, për zhvillimin e Evropianit”, deklaroi Infantino.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button