E hedh fëmijën nga terasa, më pas kërcen edhe vet

Në lagjen e Hipodromit, në Shkup, e ëma ka hedhur nga terasa fëmijën e saj, ndërsa më pas edhe ajo ka kërcyer. Që të dy gjenden në gjendje kritike në Qendrën e urgjencës, raporton Vest.mk, transmeton Portalb.

Jozyrtarisht, ora 9 e mëngjesit, në një banesë në rrugën Pehcevska në Hipodrom, një nënë me fëmijë në dorë është kërcënuar se do të kërcente nga terasa. Më pas e ka hedhur fëmijën. Telat dhe fqinjët nga kati më poshtë kanë arritur ta ngadalësojnë rënien e fëmijës, i cili me urgjencë është dërguar në spital.

Sipas dëshmitarëve, zjarrfikësit dhe policët kanë tentuar ta ndalojnë gruan, por pasi ka hedhur fëmijën gjysmë ore më pas edhe ajo ka kërcyer. Ata thonë se para se të hidhej e ëma ka bërtitur se: “Kur më sulmonte Ace askush nuk më besonte, donte të ma merrte fëmijën”.

Nga informacionet e para, që të dy janë rëndë të lënduar dhe janë në gjendje kritike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button