Meri Nikollova: Do të fillojë greva në burgjet

Sot të burgosurit nga të gjitha burgjet e vendit pritet të fillojnë grevën e përgjithshme të urisë, pasi nuk u pranua iniciativa qytetare për sjelljen e ligjit për amnisti.

Këtë e konfirmoi për SHENJA, një nga iniciatorët e ligjit, Meri Nikollova, e cila thotë amnistia është një praktikë në gjithë botën.

Sipas saj, burgjet në Maqedoni janë të stërngarkuara, ndërsa pretendon se 80 për qind e të burgosurve mbahen pafajësish ose në mungesë të argumenteve.

Nikollova kundërshton paralajmërimet për propozim ligj të ri nga Pavle Trajanov pasi sipas saj ky propozim do të vlente vetëm për një pjesë të të burgosurve dhe jo për të gjithë siç kërkon iniciativa qytetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button