Basha: Njësoj si studentët 25 vjet më parë, të rinjtë të marrin në duar fatin e vendit

Demokratët nisën nga Vlora debatin kombëtar që do të paraprijë zgjedhjen e drejtuesit të ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, me parimin një anëtar një votë. Kreu i opozitës, Lulzim Basha u tha të rinjve se pas 25 vjetësh nga rrëzimi i regjimit komunist, ka ardhur koha që të marrin përsëri në dorë fatin e vendit.

Mos hapja e negociatave me Bashkimin Europian, sipas Bashës, është vula e asaj që ai e quan regresi i qeverisjes Rama-Meta. Ndërsa reformat, thotë Lulzim Basha, janë vetëm një fjalë e bukur për të mbuluar vjedhjet. Një koment bëri edhe për turin e kreut të qeverisë me moton “të pastrojmë shqipërinë”.

Aktiviteti nisi me 1 minutë heshtje të nder të viktimave të sulmeve terroriste në Paris, transmeton Tv Klan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button