Ky është i dyshuari që kërkohet nga policia franceze

Policia franceze është vënë në kërkimi të njërit nga të dyshuarit për organizimin e sulmeve të së premtes në Paris, njofton Klan Kosova.

Policia ka lëshuar një apel dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për t’i informuar nëse dinë diçka që do t’i ndihmonte për ta gjetur Abdeslam Salah.

Policia, po ashtu paralajmërojnë njerëzit që të mos i afrohen Salahs dhe se është një person i rrezikshëm.

Salah besohet se është njëri nga tre vëllezërit e dyshuar për sulmet në Paris.

Një zyrtar i inteligjencës europiane është cituar nga Washington Post të ketë thënë se Salah dhe vëllai i tij Ibrahim, janë francez që jetojnë në Belgjikë.

Njëri nga ta thuhet se shkaktoi sulmin kamikaz afër stadiumit, kurse tjetri dyshohet të jete Salah, për të cilin besohet se ishte koordinator i logjistikës së sulmuesve, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button