Pengu i cili drejtpërdrejtë e ka njoftuar botën nga “salla e të vdekurve” (FOTO)

Francezi Benjamin Cazenoves, ka qenë njëri ndër pengjet e marrë në sallën parisiene “Batakllan”, ku terroristët bënë kaos të paparë, duke mbytur më shumë se 120 persona. Benjamin, duke u munduar të mbijetojë, nëpërmjet rrjeteve sociale ka dërguar mesazhe të cilat tani po qarkullojnë nëpër mbarë botën.

1

“Ende jam gjallë në “Batakllan”. Së pari herë. Rëndë i lënduar! Ka të mbijetuar. Ata i mbysin me rend. Një nga një. Së shpejti nga kati i parë”, ky ka qenë mesazhi i parë i cili ai e dërgoi nëpërmjet rrjetit social Facebook, njofton Portalb.

Ndërkaq pas asaj, ai shkroi edhe një mesazh të ri në Facebook dhe Twiter.

2

“Jam i gjallë. Të plagosur në të gjitha anët. Masakër. Trupa të vdekur në të gjitha anët.”

Francezët, por edhe njerëzit nga mbarë bota, në vazhdën e sulmeve terroriste nëpërmjet rrjeteve sociale, kanë ofruar mbështetje për djalin në fjalë, duke i shpërndarë statuset e tyre, ndërkaq mediumet i kanë publikuar duke e njoftuar botën për gjendjen në sallë.

3

Mesazhin e fundi që e ka dërguar në rrjetin social Twiter thotë “Lutuni për ne.”

Pas kësaj, gjatë kohë nuk ka pasur të shkruar asgjë në rrjetet sociale. A ia doli të mbijetojë?

5

Në mëngjes përsëri ka dërguar mesazh: Mendoj për të gjithë ata njerëz që këtë natë nuk e patën fatin që e pata unë. Falënderim të madh për policinë. Në fund, së fundmi, ju falënderoj të gjithë për mesazhet e juaja. Ju dua”.

Fjalët e tij, sot kanë vërshuar mbarë botën si simbol për keqardhjen dhe dhembshurinë për viktimat në Paris. /Portalb

Lexo: Çfarë ndodhi mbrëmë në Paris? 150 të vdekur (FOTO+VIDEO, pamje të rënda)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button