Franca porosit: Lufta filloi!

Kryetari francez Olland ka shpallur zi treditore në mbarë vendin dhe e ka ftuar kombin për bashkim dhe solidaritet.
Olland që mbrëmë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Francë duke paralajmëruar “qerim hesapesh me terroristët” dhe siç ka thënë ai “kjo do të jetë luftë e pakompromis”. Rrugët kryesore në tërë vendin po i kontrollon armata.

“Sulmet janë përgaditur mirë nga jashtë. Për sulmin është përgjegjës Shteti Islamik dhe kjo është një luftë e pashpallur kundër Francës. Vendi ynë është sulmuar dhe ne do t’i përgjigjemi deri në fund këtij dhe sulmeve të tjera në ndodhin”, ka shtuar Holande.
Ai ka thënë se Franca do ta mbrojë vendin e vet por edhe vlerat civilizuese.
Kurse ish kryetari i Francës, Nikola Sarkozi ka thënë se pas sulmeve terroriste në Paris, Franca duhet ta kuptojë drejtë se ky vend është në luftë!

Lexo: Çfarë ndodhi mbrëmë në Paris? 150 të vdekur (FOTO+VIDEO, pamje të rënda)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button