Paris, Ali Ahmeti ngushëllon popullin francez

“Marrja e jetës së tjetrit dhe këto akte terroriste nuk bëhen në emër të asnjë kombësie, asnjë race, asnjë feje, por janë akte çmendurie që meritojnë dënimin më të madh dhe nuk zënë vend në botëkuptimet tona”, shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas rastit të mbrëmshëm në Paris, ku nga sulmet terroriste humbën jetën mbi 150 persona, ndërkaq qindra të tjerë u plagosën, njofton Portalb.

“Franca dhe populli francez do të përballojnë këtë sulm mbi mënyrën tonë të jetesës bashkë me të gjithë neve që rreshtohemi në radhët e atyre që duan paqe, tolerancë, bashkëjetesë dhe mirëkuptim, e jo urrejtje ndërnjerëzore. Më lejoni që t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave nga sulmi i djeshëm makabër në Paris ndërsa të gjithë të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë dhe kthim pranë familjeve të tyre”, ngushëllon Ahmeti /Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button