RDK: Sulmi në Paris është sulm ndaj vlerave universale

“Rilindja Demokratike Kombëtare shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave të sulmit në Paris, në këto momente të vështira për popullin francez në përgjithësi. Këto janë raste ku e gjithë bota demokratike duhet bashkërisht të ndajë dhembjen me popullin francez në momentet më të vështira të jetës së tyre”, thuhet nga RDK, për rastin e sulmit të mbrëmshëm terrorist në Paris, njofton Portalb.

“Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se akti i sulmit në Paris është një sulm jo vetëm ndaj Francës, por një sulm ndaj gjithë vlerave universale dhe se ky akt abnormal duhet të dënohet ashpër nga gjithë njerëzimi në rruzullin tokësorë. Ky akt duhet urgjentisht të bashkojë gjithë kombet e vullnetit të mirë, pavarësisht religjionit ose çdo kategorizimi tjetër shoqërorë, sa nuk është vonë sepse këto akte abnormale shpejt mund të shndërrohen në akte normale të sjelljes duke shkaktuar kaos të vërtetë me viktima edhe më të rënda për njerëzimin”, thonë nga RDK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button