PDSH dërgon letër ngushëllimi ambasadores së Francës në Shkup, Auer

Partia Demokratike Shqiptare, i dërgon letër ngushëllimi ambasadores së Francës në Shkup, Laurence Auer, duke shprehur ngushëllime për rastin e mbrëmshëm tronditës, ku në një sulm terrorist mbi 150 persona humbën jetën, ndërsa qindra të tjerë u plagosën, njofton Portalb.

“Me keqardhje të thellë pranuam lajmin për sulmet terroriste dhe viktimat që pësuan në Paris. Sulmi ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe përdorimi i dhunës nga kushdo qoftë dhe për çfarëdo motive qofshin janë të papranueshme dhe të dënueshme. Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal, më lejoni të ju shpreh ngushëllime të sinqerta dhe të solidarizohemi me dhimbjen e Juaj, familjarëve të viktimave dhe të plagosurve të tjerë. Në këto moment të vështira mendimet dhe lutjet tona janë me Ju dhe me popullin Francez”, thuhet në letrën e ngushëllimit të PDSH-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button