Zaev letër ngushëllimi presidentit të Francës, Olland

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentit të Francës, Fransoa Olland, në të cilën shprehë keqardhje për sulmet e mbrëmshme terroriste në Paris, njofton Portalb.

“Në emrin tim personal, të partisë LSDM dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, shprehë keqardhje dhe ngushëllim të thellë për viktimat nga sulmi i mbrëmshëm terrorist që e tronditi Parisin dhe mbarë botën. E ndajmë dhembjen e madhe. Mendimet e tona prej mbrëmë janë për qindra viktimat dhe të lënduarit e mbrëmshëm dhe familjarët e tyre. Sulmet e mbrëmshme janë sulm ndaj njerëzisë. Japim mbështetje të fuqishme për presidentin Olland, kryesuesve të Francës dhe qytetarëve të këtij shteti. Solidarizohemi me qytetarët e Francës, jemi të gatshëm të ndihmojnë sipas mundësive tona”, shkruhet në letrën e ngushëllimit të kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, dërguar presidentit të Francës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button