Prej të hënës, Kirurgjia Digjestive do të nis me punë të rregullt

IPSH Klinika universitare për kirurgji digjestive kumtoi se prej të hënës (16 nëntor) do të vazhdojë me punë të rregullt.

Kolegjiumi i mjekëve të Klinikës për kirurgji digjestive më 11 nëntor njëzëri vendosi se atë ditë dhe dy ditët në vijim (12 dhe 13 nëntor) nuk do të kryejnë operacione përpos atyre urgjente.

Si shkak për atë e cekën revoltën e tyre dhe zhgënjimin për shkak të tentimit për vrasje të kolegut të tyre më 9 nëntor në vendin e tij të punës, reagimet e opinionit, thirrjet për linç të mjekëve dhe përhapjes së informatave të rrejshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button