‘Solidariteti’, të drejtat e pacientëve janë shkelur vazhdimisht

Nga viti 1991 e deri më tani janë shkurtuar shumë të drejta të pacientëve përmes ndryshimeve ligjore. Këtë e ka treguar hulumtimi i Lëvizjes majtiste “Solidariteti”. Analiza është bërë për shëndetin si e drejtë dhe si shërbim, ndërsa janë analizuar të drejtat e pacientëve në legjislacionin vendor nga viti 91 deri në 2014, njofton Alsat-M.

“Të gjitha të dhënat tregojnë se në përgjithësi gjendja është përkeqësuar. Mjafton të shohim se çfarë ndodh kohën e fundit, kemi pakënaqësi të mëdha te pacientët dhe pakënaqësi të mëdha te kuadri mjekësor”, tha Damjan Bozhinoski, “Solidariteti”.

Sipas autorëve të hulumtimit, shkak për rënien e cilësisë në shërbimet shëndetësore janë edhe politikat e papërshtatshme shëndetësore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button