Dënim prej 600 eurosh për mësuesin që rrahu nxënësin

Arsimtari i shkollës fillore “Fan Noli”, në fshatin Pollatic të Tetovës, i cili sipas deklarimeve të policisë ja ka përplasur kokën për banke, një nxënësi 11 vjeçar, ka marrë dënimin prej 600 euro, njofton zëdhënësi i policisë së Tetovës,  Marjan Josifoski.

Sipas tij, gjatë ditës së djeshme, arsimtari është thirrur në bisedë në njësinë rajonale policore në Grupçin dhe rasti është ndriçuar plotësisht. Incidentin në polici e ka paraqitur babai i nxënësit, i cili siguroi edhe dokumentet shëndetësore të cilët tregojnë se fëmija ka lëndime në syrin e djathtë.  

Sipas të dhënave të “Plusinfo”, të marra nga shkolla fillore “Fan Noli”, prindi e ka tërhequr  denoncimin dhe se bëhet fjalë për një zënkë të vogël të çastit në mes nxënësit dhe mësuesit në orën e matematikës, ndërsa nxënësi nuk e ka prezantuar situatën drejtë tek prindi i tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button