“Puç”, A do të paraqitet sot Zaevi në gjykatë?

Sot duhet të mbahet seanca e pestë gjyqësore e rastit “Puç” por, sipas Telegraf.mk, është e mundur që seanca të shtyhet, meqë tani rasti duhet t’i kalohet Prokurores speciale Katica Janeva.

Herën e kaluar, gjyqtarja Lubinka Bashevska tha se Zaevit i është dërguar ftesa për në gjyq por nuk ka marrë përgjigje nëse ai e ka pranuar ftesën. As avokatët mbrojtës nuk e dinin nëse ai kishte pranuar një ftesë sipas rregullave, por e arsyetuan mungesën e tij me një takim që kishte Zoran Zaev me Fondin ndërkombëtar të investimeve për zhvillim. Gjyqtarja kërkoj që të jepet dëshmi edhe për të arsyetuar mungesën e Zaevit në seancën në fillim të këtij muaji kur u tha se ai ka pasur një takim me ambasadorin italian.

Në rastin “Puç” për spiunazh dhe dhunë ndaj zyrtarëve shtetëror, të akuzuar janë, Zoran Zaev, Zoran Verushevski dhe bashkëshortja e tij Sonja, Branko Palifrov i punësuar në komunën e Strumicës dhe Gjorgji Lazarevski i punësuar në MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button