Jep dorëheqjen kryeministrja polake

Kryeministrja polake, Eva Kopacz njoftoi sot dorëheqjen nga qeveria, pas dështimit të partisë së saj së qendrës Platforma Qytetare përballë konservatorëve Ligj dhe Drejtësi (PiS) në zgjedhjet legjislative të 25 tetorit.

Ajo mbajti një fjalim të shkurtër para Parlamentit të ri, shumë luftarak, duke premtuar se nuk do të lejonte asnjë gënjeshtër dhe se do të monitoronte realizimin e çdo premtimi.

“Nëse pushteti i ri e çon Poloninë Perëndimore drejt Lindjes, Platforma Qytetare do të ketë gati një projekt për ta rikthyer në normalitet”, theksoi Kopacz.

Ajo do të shkojë në Presidencë për t’i dorëzuar dorëheqjen presidentit, Andrzej Duda, i dalë nga radhët e partisë Ligj dhe Drejtësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button