Besimi: Raporti i KE-së është pasqyrim objektiv i progresit të arritur

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane Fatmir Besimi sot realizoi takimin e parë zyrtar  me shefin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Maqedoni,  Nina Suomalainen.

Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Besimi theksoi se Raporti i Progresit për vitin 2015 është një pasqyrim objektiv i progresit të arritur gjatë vitit të kaluar dhe jep një vlerësim real të përgatitjes së përgjithshme të vendit në plotësimin e kritereve për anëtarësim në Union, gjithashtu, jep edhe udhëzime të qarta për aktivitetet që duhet të ndërmerren gjatë periudhës së ardhshme, ana e detyrimeve që rrjedhin nga prioritetet e reformave urgjente të Komisionit Evropian.

Nga ana e ambasadores Nina Suomalainen u theksuan aspekte të caktuara nga Raporti i progresit  nga Komisioni Evropian,në veçanti ato qe janë te lidhura ngushtë me mandatin dhe aktivitetet e Misionit të OSBE-së. Nga ana e bashkëbiseduesve u diskutua dhe Plani I Veprimit Qeveritar për prioritetet  dhe reformat urgjente, e cila ishte ofruar për mbështetje dhe ndihmë nga ana e Misionit të OSBE-së.

Besimi gjithashtu shtoi në lidhje me rëndësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për të ardhmen e vendit, gjithashtu edhe për mbajtjen e rekomandimit për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, nevoja për të arritur më shumë rezultate konkrete në fushën e reformave prioritare, si dhe për anën pozitive të ndryshimeve dhe plotësimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat u miratuan me konsensus mes partive kryesore politike.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button