Vuçiç në Srebrenicë: Serbia do t’ju japë 5 milionë euro

Serbia ka vendosur të financojë pesë milionë euro për zhvillimin e bashkisë së Srebrenicës, qyteti boshnjak ku 20 vite më parë serbo-boshnjakët vranë 8 000 myslimanë.

Njoftimin e mësipërm e dha kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, pjesëmarrës në konferencën me temë “Mundësitë dhe perspektivat e zhvillimit të Srebrenicës 2015”.

“Të hënën e ardhshme do të keni dy milionë euro në llogarinë e bashkisë, ndërkohë që tre të tjerat do të investohen në projekte infrastrukturore”, deklaroi Vuçiç duke iu drejtuar kryetarit të bashkisë së Srebrenicës, Camil Durakoviç.

Në konferencë morën pjesë autoritetet e larta serbe dhe boshnjake, përfaqësues të vendeve të rajonit dhe shumë biznesmenë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button