“Besa” në Tetovë: “Maska për t’i mbrojtur qytetarët nga helmimi”

Aktivistë të rinj të lëvizjes “Besa” në Tetovë shpërndanë maska mbrojtëse për të cilat, siç than ata, jo vetëm simbolikisht, por edhe realisht duhet t’i mbrojnë qytetarët prej helmimit masiv që po i bëhet qytetit të Tetovës.

20151112_122914“Tetova radhitet ndër qytetet më të ndotura në botë. Si pasojë e kësaj ndotje, sot në Tetovë sëmundjet me kancer të mushkërive janë rritur për 80%, ndërsa kemi rritje enorme të  aborteve dhe rritje të infertilitetit mashkullor. Prandaj jemi këtu që të konstatojmë se të gjitha këto sëmundje i kemi peshqesh nga qeveria BDI-VMRO, që vazhdimisht po ia zgjat afatet e punës Jugohromit, edhe pse kjo fabrikë nuk ka bërë  asnjë avancim në instalimin e filtrave ekologjikë.” – thotë në komunikatën e tyre, të rinjtë e Lëvizjes “Besa”.

Ndotja e ajrit në Tetovë çdo ditë arrin nivel alarmant dhe kohë më parë u radhit ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë.

Ndërkaq Komuna e Tetovës, ditë më parë, njoftoi se ka filluar me trajtimin e rrugëve të qytetit me CMA AL 25 (calcium magnesium acetate) dhe pritet të reduktimi i pluhurit dhe mikrogrimcave të dëmshme në ajër deri në 30% në vlera ditore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button