BPRM ka ulur projeksionet e rritjes së ekonomisë

­ Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë ka ulur projeksionet e rritjet së ekonomisë 4,1 në 3,2 për qind për këtë vit. Edhe krahas revizionit në ulje të rritjes, Banka Popullore edhe më tej pret rikuperim solid të ekonomisë.

Projeksionet, siç u tha në konferencën e sotme për shtyp për rritjen e ekonomisë në vitin 2016 janë 3,5 për qind dhe në vitin 2017 4 për qind. Projeksioni i ri për vitin 2015, siç theksojnë, është rezultat i ambientit të jashtëm posaçërisht pas ambientit të pavolitshëm për eksport të metaleve dhe paqartësisë më të lartë në ekonominë vendore. Rritja e sapoprojektuar, sipas BPRM­së, kryesisht do të dalë nga eksporti i investimeve, ndërsa kontribut plotësuese do të ketë edhe konsumi privat.

Sipas BPRM­-së, ka edhe korrigjim në ulje tlë projeksionit të inflacionit i cili vlerësohet në rerth zero për qind në vitin 2015 dhe 1,5 për qind në vitin 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button