ITSHKSH i dorëzoi Holokaustit 729 dokumente dhe 49 fotografi

Sot drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Skender Asani, i dorëzoi Qendrës Memoriale të Holokaustit në Shkup gjithsej 729 dokumente dhe 49 fotografi. Materiali arkivor është hulumtuar në Arkivin Qendor të Republikës së Shqipërisë në Tiranë, nga një ekip i studiuesve të këtyre dy institucioneve nga Shkupi.

“Dokumetet dhe fotografitë në fjalë, flasin për historinë e shpëtimit të hebrenjve nga ana e shqiptarëve të Shkupit e Kosovës, gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Ato paraqesin një thesar të çmuar të historiografisë shqiptare e botërore, duke dëshmuar për një virtyt të lartë dhe shumë të çmuar për shqiptarët historikisht, siç është Besa, e cila i shpëtoi qindra e mijëra hebrenj nga nazizmi”, thuhet në kumtesën e ITSHKSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button