Prokuroria speciale, Janeva kërkon të dhënat statistikore për përgjimet

Prokuroria speciale ka kërkuar të dhënat statistikore për të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me përgjimet e që janë formuar në Prokurorinë Publike. Pasi të marr përgjigje nga organi i prokurorisë, Katica Janeva do t’i kërkojë një nga një të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me “bombat” e opozitës, njofton Alsat M.

“Në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë është dorëzuar kërkesa për dorëzimin e të dhënave statistikore për lëndët e ngritura në prokurorinë publike, e që kanë të bëjnë me veprat penale që rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paautorizuar të komunikimeve. Pas marrjes së të dhënave statistikore do të dorëzohet kërkesë e veçantë në prokurori për dorëzimin e lëndëve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Kërkesa për të dhënat statistikore vjen pasi Janeva paralajmëroi se Prokuroria speciale këtë javë fillon me punë aktive. Sipas Ligjit, Prokuroria Publike duhet t’i përgjigjet kërkesës së prokurores speciale në afat prej 8 ditëve. Kjo ka gjasa të ndodh deri në fund të javës së ardhshme,që më pas Janeva të kërkojë lëndën e parë nga Marko Zvërlevski, e që ka të bëjë me bombat e opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button