Edmond Ademi nga LSDM: Nuk ka problem që presidenti të jetë shqiptar

Debati i mbrëmshëm në emisionin “Clikc Plus” u zhvillua kryesisht rreth marrëdhënieve ndëretnike dhe ndryshimeve që duhet të vijnë me ndryshimin e qeverisë, njofton TV 21.

Përfaqësuesi i kryesisë së Lidhjes Social Demokrate, Edmon Ademi tha  se partia  tij nuk ka problem që presidenti të jetë shqiptar, dhe se edhe në zgjedhjet e fundit ka ekzistuar mundësia që kandidati të jetë shqiptar.

“Apsolutisht për ne është e pranueshme, në kuptimin e asaj se edhe presidenti i ardhëshëm i shtetit, nëse është kuadër, njeri me kualitete, me të gjitha tiparet që një president duhet t’i ketë. E di së në zgjedhjet e kaluara presidenciale ka pasur ide dhe kombinacione që kandidati për president të jetë shqiptar”, tha Edmond Ademi.

Ademi foli edhe për rastin “Monstra”, duke thënë se materialet do t’i dorëzohen prokurorisë dhe se me ato do të merret Prokurorja Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button