Google sjell hartat offline në aplikacionin Maps për Android dhe iOS

Navigimi offline ishte ajo që bëri të famshme hartat HERE të Nokia tani në pronës të Audi dhe Daimler. Ditën e djeshme Google njoftoi se kjo risi po vjen edhe në aplikacionet mobile Maps në Android dhe iOS.

Padyshim është një ndër funksionalitetet më të kërkuara të cilën Google e prezantoi gjatë konferencës së zhvilluesve I/O në Maj të këtij viti.

Në një postim në blog Google shkruante: “Afro 60 % e botës sot vuan nga mungesa e internetit”.

Duke me filluar me versionin e ri përdoruesit kanë mundësi të shkarkojnë hartat e një zone, qyteti apo edhe shteti dhe ti përdorin për navigim offline.

Për të lokalizuar një vendodhje apo destinacion nuk është më e domosdoshme një lidhje interneti.

Hartat mund të shkarkohen pasi të keni kërkuar një destinacion. Krahas informacioneve të zakonshme përdoruesit do të vërejnë edhe një buton të ri “Download”.

Gjithashtu Google tha se nëse keni shkarkuar hartat automatikisht do të kaloni Offline gjatë navigimit duke shpëtuar konsumin e internetit 3G apo 4G. Hartat do të shkarkohen vetëm përmes një rrjeti Wi-Fi.

Megjithatë qëllimi i hartave offline është asistimi i përdoruesit me të dhëna gjeografike në zonat ku nuk ka mbulim interneti.

Versioni i ri i aplikacionit Android do të mbërrijë në ditët në vijim ndërsa një version për iOS Google tha: Së shpejti.

Kompania gjithashtu premtoi në të ardhmen më shumë funksionalitete për përdorim offline.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button