Britania nxjerr listën e vende të rrezikshme, mes tyre edhe Kosova

Pas tragjedisë së avionit rus në Egjipt, ku mbetën të vdekur 224 pasagjerët, agjencitë turistike e qeveritë e vendeve të ndryshme kanë filluar me paralajmërime për turistët, duke listuar vendet të cilat janë më të pasigurta për të udhëtuar.

Zyra për Punë të Jashtme e Britanisë së Madhe ka bërë një listë të vendeve të cilat konsiderohen si të sigurta dhe atyre që janë të pasigurta për të udhëtuar, shkruan “Telegraph Travel”.

Ndërsa Portali i Statistikave “Statista” ka bërë një grafikë ku paraqiten këto vende.

Kërcënimi nga Shteti Islamik, po ashtu i kontribuon radhitjes së shteteve në botë duke u nisur për nga siguria.

Sa i përket Sirisë, zyra për Punë të Jashtme e Britanisë, thotë se shtetasit e saj duhet të largohen menjëherë nga aty për shkak se ambasada britanike atje s’do të jetë në gjendje që të ofrojë shërbime konsullore për ata që kanë nevojë.

Britania e Madhe, për shtetasit e saj sugjeron se Afganistani, Burundi, Çadi, Republika Demokratike e Kongos, Guinea, Iraku, Libia, Mauritania, Nigeria dhe territoret palestineze, Sierra Leona, Somalia, Sudani Jugor, Tunisia dhe Jemeni, janë vende pjesërisht të sigurta.

Ndërsa, Algjeria, Angola, Armenia, Azerbejgjani, Bangladeshi, Burkina Faso, Kamborxhia, Kolumbia, Gjibuti, Ekuadori, Egjipti, Eritrea, Etiopia, Gjerogjia, Haiti, India, Irani, Izraeli, Japonia, Jordani, Kenia, Kosova, Lebanoni, Madagaskari, Malajzia, Mali, Nepali, Nigeria, Pakistani, Filipine, Republika e Kongos, Rusia, Arabia Saudite, Sudani, Tagjikistani, Tajlanda, Turqia, Uganda, Ukraina, Venezuela dhe Saharaja Perëndimore, janë vende ku qeveria britanike nuk ua këshillon udhëtimin qytetarëve të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button