Sllovenia fillon ngritjen e gardhit në kufirin me Kroacinë

Ushtria sllovene sot herët në mëngjes filloi me ngritjen dy metërshe të gardhit me tela në kufirin Shengen në drejtim të Kroacisë, njofton korrespodenti i Anadolu Agency (AA).

Gardhi, siç ishte njoftuar më parë nga qeveria e Sllovenisë, duhet të ndihmojë në drejtimin e lëvizjes së migrantëve që janë në “rrugën ballkanike”, përmes Sllovenisë.

Vendosja e gardhit filloi në vendin e quajtur Veliki Obrez në Slloveni, në afërsi të lumit Sutla, por edhe në pikat e tjera përgjatë vijës kufitare me Kroacinë.

Gardhi përbëhet nga shtyllat metalike të vendosura në terren, të cilat janë të larta rreth 180 centimetra. Pas vendosjes me shufra metalike, ushtarët mes tyre kanë shtrirë tela nga rrethrrotullimi i cili në kufi sjell kamionët ushtarakë.

Ushtria në anën sllovene të kufirit ka ndaluar qasjen në vendet në të cilat po vendosin gardhin, në afërsi të bregut të lumit Sutla.

Vendosja e gardhit, siç raporton korrespodenti i AA në vendin e ngjarjes, mund të shihet vetëm nga bregu kroat në Sutla, pranë fshatit Vukovo Selo. Sipas paralajmërimeve nga Sllovenia, do të vendosen rreth 150 kilometra gardh.

Vendosjen e barrierave teknike nga ana e kufirit midis Sllovenisë dhe Kroacisë, të martën e paralajmëroi kryeministri slloven Miro Cerar. Ai tha se kjo përfshinë vendosjen e gardhit me tela në disa pjesë të kufirit, që njëherësh është edhe kufiri Shengen. Ai theksoi se ngritja e barrierave teknike nuk do të thotë mbylljen e kufirit slloven.

“E përsëris se Sllovenia nuk do të mbyllë kufirin, por kjo vetëm pengon hyrjen e pakontrolluar të refugjatëve dhe shpërndarjen e tyre në vend”, tha Cerar.

Qeveria sllovene të hënën në mbrëmje ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën u mor vendimi politik për marrjen e masave urgjente në lidhje me valën e re të migrantëve.

Sipas informacioneve të qeverisë sllovene, në drejtim të Greqisë është nisur një grup prej rreth 30 mijë migrantëve nga Lindja e Afërt dhe e Mesme i cili do të niset drejt “itinerarit ballkanik”, i cili kalon edhe nëpërmjet Sllovenisë, në përpjekjet për të arritur në Evropën Perëndimore.

Duke marrë parasysh paralajmërimet e Austrisë dhe Gjermanisë për të zvogëluar numrin e migrantëve të cilëve do t’iu lejojnë të kalojë kufirin e tyre, ajo mund të çojë në mbajtjen e mijëra njerëzve në Slloveni, e cila për shkak të kapacitetit të kufizuar nuk do të jenë në gjendje të sigurojë strehim adekuat, ushqim dhe kujdes shëndetësor.

Sipas fjalëve të kryeministrit slloven Cerar, një situatë e tillë mund të shkaktojë katastrofë humanitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button