Për 5 minuta iu dha viza dy projektligjeve për specialen

Kryetarja e Komisionit parlamentar për legjislacion, Albulena Haxhiu, ka publikuar procesverbalin e mbledhjes së 3 gushtit 2015, në të cilën janë shqyrtuar dy projektligje lidhur me themelimin e gjykatës speciale.

Kjo mbledhje kishte filluar në ora 20:40 dhe kishte përfunduar në ora 20:45. Pra për 5 minuta Komisioni për legjislacion iu dhe vizën dy projektligjeve që i hapnin rrugë themelimit të gjykatës speciale.

Në këtë mbledhje në të cilën nuk ishin të pranishëm deputetja Haxhiu, deputeti Fatmir Limaj dhe deputetja Donika Kadaj-Bujupi, anëtarët e tjerë të komisionit në orët e vona për jo më shumë se 5 minuta, pa debat dhe pa opozitën kanë shqyrtuar projektligjin që i hapi rrugë themelimit të gjykatës speciale, i cili ka 65 nene dhe 46 faqe dhe Projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të dpecializuara me 10 nene e 4 faqe.

Pra, super-anëtarët e Komisionit për legjislacion për 5 minuta apo përkthyer në 300 sekonda kanë shqyrtuar 75 nene me 50 faqe material. Kështu që këto krijesa me afinitete mbinjerëzore kanë trajtuar 1 nen për 4 sekonda dhe 1 faqe të materialit për 6 sekonda.

Nuk është çudi që 600 faqe material, qeveria e procedoi në Kuvend vetëm pas afërsisht 72 orë nga lidhja e MSA-së”, ka shkruar deputetja Haxhiu në një postim në profilin e saj në Facebook, të cilit ja ka bashkangjitur edhe procesverbalin nga mbledhja në fjalë.

Sipas saj, “mënyra e tillë e funksionimit tregon se kjo qeveri po e shfrytëzon Kuvendin vetëm si mjet votimi dhe po tenton ta shndërrojë Kuvendin dhe komisionet parlamentare si vegël të saj”.

Kuvendi duhet të mbrohet nga abuzimet që po ia bën qeveria”, ka shkruar Haxhiu.

12227068_903195363084589_162723328042371339_n 12208808_903195396417919_6748898362013187653_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button