Rasti i ‘Kumanovës’, Ademi: Prokuroria shkel ligjin, të akuzuarit në kushte jonjerëzore

Avokatja mbrojtëse e grupit të Kumanovës, Artene Ademi, denoncon padrejtësi dhe shkelje flagrante nga a ana e Prokurorisë në procedurën e hetuesisë. Ademi thotë shkeljet e tilla janë në kundërshtim me ligjin dhe punën e Gjykatës. Përveç shkeljeve në procedurë, edhe kushte në të cilën vuajnë paraburgimin klientët e saj, janë jo-njerëzore, njofton Alsat-M.

“Si e drejtë elementare është ballafaqimi me provat që i posedon Prokuroria, për të cilat i akuzuari ngarkohet. Gjithashtu, shpjegimi i versionit të pandehurit lidhur me veprën ngarkuese. Tjetër shkelje është edhe e drejta elementare për një kontroll mjekësor. Klientët e mi nuk janë mbrojtur në heshtje, por kanë shprehur nevojën për një kontroll mjekësor. Edhe pse formalisht është e evidentuar në proces verbalin e prokurorisë, ajo e drejtë nuk iu mundësua”, deklaroi Artene Ademi, avokate.

Ademi shton se mbrojtja do të kundërshtoj përmbajtjen e aktakuzës, të cilën e pranuan jo më pak se para 5 dite. Sipas saj, bazuar në prova dhe dëshmi, rasti i Kumanovës nuk mund të llogaritet sulm terrorist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button