Roberti flet për ndarjen nga Nora

Pas lajmeve dhe fotografive të vajzës nga lidhja jashtëmartesore e Robert Berishës, u supozua për një krizë në martesën e tij me këngëtaren Nora Istrefi.

Roberti, i cili ka heshtur duke mos reaguar ndaj lajmeve për vajzën e tij, nuk ka bërë të njëjtë gjë edhe me lajmet për ndarjen nga Nora.

Ai për Tribunën e ka mohuar të ketë krizë mes tyre, transmeton Telegrafi.

“Nuk është e vërtetë, veç vdekja na ndan neve” janë fjalët e tij.

Ndërsa Nora ka zgjedhur të heshtë duke qëndruar larg çdo lajmi të fundit.

Nora dhe Roberti kanë disa vite që janë të lidhur dhe nga martesa e tyre kanë vajzën Rene.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button