Kuvendi pret Gruevskin për emërtimet e ministrave të ri

Oliver Spasovski si ministër i Punëve të Brendshme, Frosina Remenski si ministreshë e Punës dhe Politikës Sociale, sot duhet të marrin dritë jeshile nga Qeveria dhe Parlamenti, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që kjo e fundit të bëhet edhe nesër njofton Portalb.

Pasi që mbrëmë në mesnatë e votuan ligjin për Qeveri, Gruevski nuk ka arritur t’i nënshkruaj dekretet dhe të përgatitë propozimet e ministrave të ri, mëson jozyrtarisht Portalb.

Ne kemi kërkuar konfirmim edhe nga ana e Qeverisë në lidhje me propozimet e ministrave të ri, por nga qeveria kanë qenë të pakapshëm.

Jo-zyrtarisht mësohet se përveç ministrave për Punë të Brendshme dhe për Punë dhe Politikë Sociale, do të zgjidhet edhe ministër i ri për Shoqërinë Informatike, në vend të Ivo Ivanovskit, ministër i ri pritet të jetë, zëvendësminstresha e tanishme, Marta Arsovska-Tomovska. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button