Komisari Han do t’i prezantojë raportet për përparim para PE-së

Raportet për përparimin e vendeve nga procesi i zgjerimi të Bashkimit Evropian, mes të cilave edhe për Republikën e Maqedonisë, eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han sot do t’i prezantojë para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET).

Ashtu siç lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli, zyrtarisht nuk është konfirmuar koha se kur Han do t’i prezantojë raportet në konferencën për shtyp në ndërtesën “Berlemont” të Eurokomisionit në Bruksel, por pritet atë ta bëjë rreth orës 14.

Eurokomisioni dje nuk donte të konfirmojë nëse komisari për negociata për zgjerim atë publikisht do ta bëjë edhe para gazetarëve, siç është praktike çdo vit. Zëdhënësi i KE-së, Margaritis S’hinas vetëm konfirmoi se për mbrëmë është caktuar vendosshmëria e raporteve  në nivel të shefave të kabineteve të komisarëve, por nuk konfirmoi nëse sot ato edhe publikisht do të liferohen.

Qeveria joformale e Unionit ka pritur dje që Kuvendi i Maqedonisë t’i miratojë ligjet e dakorduara me marrëveshjen e Përzhinos,  me çka rekomandimi për Maqedoninë do të ishte kushtëzuar më lehtë  me zbatimin e pikave të marrëveshjes në kohë, duke i përfshirë edhe me mbajtjen dhe zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 24 prill të vitit 2016.

Përndryshe, këto progres-raporte të Komisionit Evropian, për herë të parë pas pesë viteve ishin anuluar dhe në vend se të piblikoheshin nga mesi i tetorit, do të prezantohen një muaj më vonë, si rezultat i  bllokimit të zgjerimit të BE-së për të paktën pesë vjet, por edhe fokusit të krizës së refugjatëve që e përfshiu Unionin dhe vendet nga procesi i zgjerimit, mes të cilave edhe Maqedoninë dhe Turqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button