Këshilli Rinor i Komunës së Likovës organizon maratonë për të rinj

Këshilli Rinor i Komunës së Likovës në vazhdën e aktiviteteve organizojnë maratonën për të rinjë, qe ka synim afrimin dhe afirmimin e vlerave për pjesmarrjes rinore! Pjesmarrës do të jenë të rinjtë e K. Likovës dhe Kumanovës, ndërsa garuesit do të garojnë në çifte, gjegjësisht një vajzë dhe një djalë!

Vajzat do të jenë startuese ndërsa pasi të ken vrapuar 30% të rrugës, shtafetën do t’ia dorëzojnë djemve të cilët do të vrapojnë pjesën tjetër të mbetur deri në përfundim(finish). Fillimi apo starti do të fillojë në kryqëzimin e rrugëve ndërmjet fshatit Sllupçan(tek pompa e benzines)dhe Orizare dhe do të përfundojë në qendër të fshatit Orizare! Të drejtë pjesmarrje kanë të rinjtë ndërmjet moshës 15-24 vjeçare, ndërsa gara do të mbahet më 14 nëntor, ditë e shtunë me fillim nga ora 13:00.

Numri i garuesve do të jetë i limituar, për ta transporti do të jetë i siguruar, ndërsa për tre vendet e para organizatorët kanë paraparë  shpërblime.

Ky aktivitet është pjesë e projektit“Mbështetje e aktiviteteve për ndërtimin e mirëbesimit në Kumanovë dhe Likovë”e implementuar nga Qendra për Dialog Ndërkulturorë në bashkëpunim me Këshillin Rinor Lokal në Komunën e Likovës dhe mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Shkup. Ashtuqë pritet një organizim tejet i mirëfilltë me moton “Këshilli Rinor i Komunës Likovës do të jet zëri i rinisë kësaj treve dhe grup i rinjve nuk pranojnë t’i nënshtrohen pasivitetit!”

Të interesuarit mund të paraqiten në 070 803 590 ose të lënë porosi në facebook-un  e Këshillit Rinor!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button