Zgjedhjet në Kroaci, në avantazh koalicioni opozitar

Pothuajse në përfundim të numërimit të votave në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në Kroaci theksohet se ka fituar aleanca “Patriotikët” e formuar nën udhëheqjen e Partisë konservatore Partia Demokratike Kroate (HDZ), raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e Kroacisë (DIP) njoftohet se sipas të dhënave jo zyrtare 99.52 përiqnd të votave janë numëruar, ku dhe aleanca “Patriotikët” ndodhen në vendin e parë.

Sipas rezultateve theksohet se në parlamentin me 151 vende aleanca “Patirotikët” kanë marrë 59 vende, aleanca “Kroacia Rritet” nën udhëheqjen e Partisë Social Demokrate (SDP) 56, aleanca “Most” 19, Asambleja Demokratike e Istria (ISD) 3, Bashkimi Kroat dhe Slavonija Demokratike (HDSSB) 2, Lëvizja “Milan Bandic 365” 2, Lëvizja “Kroacia e Suksesshme” 1 dhe Lëvizja “Muri i Gjallë” 1. Ndërsa 8 vende do ti ndahen përfaqësuesve të pakicave.

Sipas këtyre rezultateve asnjë parti nuk ka mundur të sigurojë shumicën dhe për këtë arsye pritet që në Kroaci të nisin bisedimet për formimin e qeverisë së koalicionit.

Kryetari i Përgjithshëm i HDZ-së, omislav Karamarkos në një deklaratë pas finalizimit të fitores së zgjedhjeve duke vënë në dukje kënaqësinë për rezultatet e arritura tha “iu bëj thirrje për bashkëpunim me ne atyre që janë të gatshëm për të ofruar një jetë më cilësore në Kroaci”.

Ai gjithashtu ka përgëzuar edhe aleancën “Most” e cila ka arritur të marrë 19 vende në parlament dhe e cila do të jetën pala më e rëndësishme në bisedimet e koalicionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button