Tusk: Gjermani duhet të bëjë më shumë në kufijtë e jashtëm evropian

Gjermania duhet të angazhohet më shumë në mbrojtjen e kufijve të Bashkimit Evropian, deklaroi presidenti i BE-së, Donald Tusk, në një intervistë të publikuar sot.

“E kuptoj nëse Gjermania ka vështirësi të vendosë një regjim strikt në kufijtë e saj për arsye historike”, vazhdoi Tusk për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”.

“Por përgjegjësitë evropiane vlejnë edhe për Gjermaninë, në një bashkim pan-evropian duhet të kontrollohen kufijtë e jashtëm të Evropës dhe në mënyrë të rreptë kur kjo është e nevojshme”, tha Tusk.

Ish-kryeministri Polak do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel sot në mbrëmje në Berlin.

Vendet e Evropës Lindore, përfshirë edhe Poloninë, kanë përsëritur shesh se Gjermania nuk duhet të përqëndrohet vetëm në regjistrimin dhe pritjen e refugjatëve por edhe në limitimin e fluksit të tyre në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button