620 mijë persona janë shpërngulur nga Maqedonia

Maqedonia po mbetet vend pa njerëz, deri në fund të vitit 2013 nga vendi janë shpërngulur 626.312 persona, sioas të dhënavë të Bankës Botërore, kumtojnë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë. Ata pyesin edhe sa të tjerë janë shpërngulur dy vitet e fundit, transmeton Portalb.

“Numri më i madh i të rinjve, nëse u jepet mundësia, do ta kishin lëshuar vendin. Më së shumti për shkak të papunësisë. Të gjitha statistikat flasin se nga vendi po largohen kryesisht njerëz të arsimuar”, thuhet ndër tjerash në kumtesë.

Aty thuhet se mbi 180 mijë qytetarë jetojnë me 40 denarë në ditë, mbi 10 mijë ndërmarrje janë mbyllur dhe çdo e treat ndërmarrje ka të bllokuar xhiro llogarinë. Dhe, për gjithë këtë gjendje LSDM fajëson Nikolla Gruevskin./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button