EcoGuerilla mobilizohet për protesta radikale

Shteti, ose do ta zgjidhë çështjen e Jugohromit, ose do të bllokohet shteti. Kështu paralajmërojnë nga Lëvizja EcoGuerilla, e cila është në mobilizim të përgjithshëm për organizimin e protestave masive dhe vendimtare për mbrojtje nga helmimi masiv të Tetovës dhe Pollogut në përgjithësi.

Nga kjo Lëvizje informojnë se ka filluar procesi i regjistrimit të aktivistëve dhe shtrirjes horizontale jo vetëm në Maqedoni.

“Duhet kësaj radhe t’i japim goditjen përfundimtare Jugohromit dhe politikanëve që përkrahin dhe përfitojnë miliona nga kjo fabrikë. Nuk do të lejojmë të shesin shëndetin ton, shëndetin e fëmijëve tonë, jetën, ajrin tokën tonë. Thjeshtë, nuk është në shitje”, thonë nga EcoGuerilla.

Ato bëjnë apel që sa më shumë aktivistë të anëtarësohen dhe të jenë aktivë në aktivitetet që do të ndërmerren nga Lëvizja.

Përfaqësues të EcoGuerillës kanë takuar të mërkurën në Shkup euro-diplomatë që përbëjnë grupin e të gjelbërve në Parlamentin Evropian, në krye me koordinatoren Rebeka Harms, të cilët i kanë njoftuar me planet për protesta. Diplomatët janë zotuar se do të luftojnë seriozisht në PE që Tetova të shpëtojë nga shkatërrimi që shkakton ndotja, me atë që do të detyrohen fabrikat të respektojnë ligjin dhe të vënë filtra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button