Këtë vit 51 vetëvrasje në Kosovë

Policia e Kosovës thotë që nga janari deri tash kanë qenë 51 raste të raportuara si vetëvrasje, shumica e të cilëve janë meshkuj. Kurse, psikologët dhe sociologët thonë se kjo është një fatkeqësi shqetësuese që po rritet për jo perspektives në vendin tonë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për KosovaPress se viteve të fundit ka një rritje më të madhe të numrit të vetëvrasjeve dhe tentimeve për vetëvrasje.

Sipas tij, sa i përket rasteve të vetëvrasjeve, Policia e Kosovës i heton rastet kur dyshohet se personi është i shtyrë të bëjë një veprim të tillë.

“Sa i përket statistikave të numrit të vetëvrasjeve mund të konfirmojmë që në vitin 2012, kemi pasur 58 raste, 2013 kemi pasur 45 raste, në vitin 2014, kemi pasur 79 raste të vetëvrasjes, ndërsa sa i përket statistikave për vitin 2015, deri më tani kemi 51 raste të raportuara” tha ai.

Hoxha tha se sa i përket gjinisë se personave që kanë kryer vetëvrasje, meshkujt janë në numër më të madh se sa femrat.

Neuropsikiatri Fahri Devianj tha se problem i vetëvrasjeve është kompleks por shumica e tyre janë me depresion.

“Psikiatria e ka një përgjigje, përgjigja e psikiatrisë është se personat të cilët e vendosin me kry vetëvrasjen ose bëjnë vetëvrasje që i themi ne suicid, përmbi 90% statistikat e psikiatrisë japin të dhënat se ata persona kanë stigate ose kanë sëmundje psikiatrike. Numri i madh i tyre janë me depresion, pastaj me sëmundje të tjera të rënda psikiatrike siç janë: skizofrenia ,çrregullime të stresit postreumatik janë përdorues të substancave psikopative” shtoj ai.

Ai mendon se përditshmëria kosovare vërtet është e vështirë, ku një numër shumë të madh i të rinjve nuk shohin perspektiv, pasi që shohin që mjekët ose ekspertët e tjerë me diploma të fakultetit bredhin ose e kryejnë punën e kamerierit.

Kurse, psikologia Jeta Deva tha se në qoftë se analizohet më herët arsyeja edhe çka është ka akumulohet tek personi, atëherë kjo mund edhe të parandalohet, e sidomos kur personi kërcënon ose thotë që dëshiron të bëj një akt të tillë.

“Unë po flas specifikash për Kosovën që është një zhgënjim shumë i madh i njerëzve të cilët e shohin që shumë pjesë të sistemit nuk janë duke funksionuar si në aspektin e drejtësisë, ne kemi edhe raste të dhunimeve d.m.th dhunimeve gjatë luftës, abuzimeve të cilat kanë qenë të fshehura për shkak të stigmatizimit edhe këto shumë herë din me qenë të fshehura përderisa mund të shpërthejnë për diçka” tha ajo.

Ndërsa, sociologu Shaip Hasani, çështja e vetëvrasjeve në Kosovë, sikurse edhe nëpër vendet tjera në botë, e përmbledhin faktor të shumtë.

“Isha fokusuar në disa të cilët mendoj se janë pak më relevant dhe janë apo mund të jenë kryesorët që ndikojnë drejtpërdrejt tek vetëvrasjet, e para është faktori varfëri. Faktori varfri e përcjell sikur krejt është ai strumbullari i proceseve tjera që lidhen dhe ndërlidhen si me individin dhe me format tjera ose në grup, por këto janë më rrallë por në familje dhe më gjerë. Çështja e vetëvrasjeve në Kosovë si dukuri sidomos pas luftës është një çështje e cila nga përqindja si duket në proceset e zhvillimit të gjithëmbarshëm të problemeve të Kosovës është dita ditës kah shkon edhe zgjerohet” shtoi ai.

Ai gjithashtu tha se natyrisht që faktori ekonomi, faktori varfëri e luan rolin e vet kryesor por një mori faktorësh janë të tjerë të cilët ndikojnë për ta përmbledh procesin tek individi për të kryer aktin e vetëvrasjes.

Sipas disa hulumtimeve shkencore janë vërtetuar se të rinj deri në moshën 35 vjeçare bëjnë më shumë tentime dhe më shumë vetëvrasje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button